Qeveria, fillon sfida e zjarrtë
Merdani fillon punën, takimi i parë me SHBA. Maskeri tritol në Peshkopi. 3 të vrarë, 6 të plagosur, 2 të humbur
Dritëhijet e "Nano 3"
NGA ÇAPORI LEVONJA
Është e mundur[?] që ashtu si çdo gjë, edhe një kabinet qeveritar të deshifrohet, të emërtohet e të shpallet sipas cilësive thelbësore. A është e mundur emërtimi i qeverisë shqiptare që doli dje nga votimi i Parlamentit me 29 grimca ndriçuese, (plus e zëvendësve dhe...) që nesër mblidhen në presidencën e kryeministrit? Po si ta quajmë pra qeverinë "Nano 3". Në vend që t'i kapim nofkën[?], po themi në parantezë disa parametra, të cilët gjithsesi mund të përbëjnë pasqyrën e të ardhmes së qeverisë. Nano është dje emëruar nga Presidenti Rexhep Meidani dhe emri i kabinetit po mban emrin e kryeministrit të vet. Por qeveria e re ka një risi, që të përmblidhet qysh në emërtimin e vet? Ose ku duhen kërkuar tiparet e qeverisë së sotme?
Nuk është më qeveria e Nanos nuk mungojnë virtual të tjerë politikanë me potenciale të larta dhe të aftë për të drejtuar drejtimin. Nuk është më qeveri e kompetencave me theksin ekonomik si para tre vjetësh dhe para vetë Fatos Nanos. Mbase qeveria shqiptare e dalë nga votimi i 24 korrikut nuk është qeveri e kokave pak a shumë të ftohta, qeveri e teknicienëve, qeveri e konformizmit racional, qeveri e misionit të imponuar siç ishte kabineti i Ylli Bufit[?], qeveria e Bashkim Finos dhe kabineti i Mërqit[?] (të nderuar për natyrën e tyre) qeveria "Nano 3" e cila do të vendoset në punë qysh sot, ka gjasa të jetë një kabinet me shumë tipare. Nano po shfaqet me një qeveri tejet të motivuar, e cila duhet të ketë një fill të caktuar vizionar, jo vetëm t'i bëjë punët pa ankthin e vakancës, por nga ana tjetër të mos humbasë i gjithë realizmi se PS zëtron[?] një demarkacion me të djathtën me një shkak shumë të njohur. Nëse qeveria e re ndodhet sot përballë misionit të rivendosjes së rendit dhe të qetësisë, jo vetëm do të klasifikohet "primar" në këtë drejtim por nga ana tjetër realizmi se PS zëtron[?] një demarkacion me të djathtën me një shkak shumë të njohur. Nano 3 e cila do të vendoset në punë qysh sot ka përpara një barrë sa të rëndë aq edhe të qartë. Ndoshta dy barra më shumë se të tjerat: rivendosja e rendit dhe rikthimi i ekonomisë në funksionim të plotë në 3-4 muajt e ardhshëm. Në rastin e parë qeveria është e favorizuar prej saj. Është një kabinet me njerëz politikë, me një shumicë politike që e përkrah, me një eksperiencë qeverisëse të kohëve të fundit dhe të afërta. Gjithsesi ajo do të jetë nën prove në rrugë e në fshat. Elementet antipolitikë të kryengritjes po përplasen me qeverinë me mënyrën e vet. Paradoksi i ri i qeverisë shqiptare mund të zgjidhet në funksion të rendit në bazë të qeverisë lokale me një strategji brenda një afati të caktuar. Një qeveri e tillë mundet në këtë aspekt të jetë edhe mbi spektrin socialist duke qenë një kabinet qendrimi dhe jo thjesht kabinet elektoral. Nëse qeveria do të ketë sukses në 100 ditët e para do ta arrijë përmes një metode të tillë.
Mbetet edhe ana tjetër e medaljes. Gjithçka duhet të gjallërohet. Nëse nuk zbatohet ashtu si duhet qeveria duhet të jetë në gjendje të përballet edhe me rënien fiskale, me gropën në financat publike, me pasigurinë sociale dhe me defiçitin[?] e administratës. Në vitin 1997 kjo qeveri e re duhet të nxjerrë nga amullia 12 mijë bizneset shqiptare, të cilat janë bllokuar pa lëvizur prej afro pesë muajsh. Kjo nuk është punë vetëm e një opozite por e të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për shtetin.
Nano ka dalë në këtë rast nga një përvojë e rrallë. Atij i ka rënë barra që të jetë në një kohë lider partie dhe të ketë po ashtu primatin publik si autor i kabinetit. Zakonisht në politikë ka ndodhur që një barrë e tillë të ketë shkuar në disfavor. Me gjithë këtë ky moment do të jetë konkretisht fillimi i aftësisë politike të Nanos për t'u demonstruar me një kabinet të tillë. Nëse ai do ta demonstrojë këtë tek kabineti, atëherë ai do të mundet të jetë më i fortë si kryeministër dhe më i qartë si udhëheqës partie. Nano i sotëm është vetë që ta përdorë këtë rast në dobi të qeverisë. Sa do ta arrijë varet te kabineti i tij. Ndoshta qeveria që doli dje është e para që fillon të zgjidhet në këto kushte. Nano 3 e ka misionin e parë për rendin. Por ka edhe misionin e dytë, që të bindë shqiptarët se me qeverinë e re fillon një periudhë e re e shtetit. Ky është edhe testi i parë i saj.
Nano: Ta fillojmë me korrupsionin
Kryeministri Fatos Nano
FOTO GENT SHKULLAKU